Këto janë pagat minimale të shteteve të BE-së, 1,999 euro në Luksemburg

Paga më e vogël minimale prej 261 eurove në Bashkimin Evropian është regjistruar në Bullgari. Kjo është e dhënë e Shërbimit Evropian të Statistikave “Eurostat”, shkruan Periskopi. Përgjithësisht, pagat minimale që janë më pak se 500 euro, janë karakteristikë e shteteve lindore të Evropës, përderisa në shtetet veriperëndimore të kontinentit të vjetër, pagat minimale arrijnë […]
Kjo është e dhënë e Shërbimit Evropian të Statistikave “Eurostat”, shkruan Periskopi.
Përgjithësisht, pagat minimale që janë më pak se 500 euro, janë karakteristikë e shteteve lindore të Evropës, përderisa në shtetet veriperëndimore të kontinentit të vjetër, pagat minimale arrijnë në shifrën 1 mijë euro.
Paga më e lartë minimale në BE, është regjistruar në Luksemburg. Në Luksemburg, sipas “Eurostat”, paga minimale është 1,999 euro, në Irlandë 1,614 euro, në Holandë 1,578 euro, në Belgjikë 1,563 euro, në Gjermani dhe Francë 1,498 euro për muaj.
Në Kosovë, shtet që ende nuk ka nisur hapa konkret për anëtarësim në BE, paga minimale është 170 euro. /Periskopi/












