Kërkohet ridizajnimi i bulevardit “Bill Clinton”

Në vitin 2009, Kosova nderoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, me një shtatore të lartë tre metra e gjysmë, në bulevardin që veç mbante emrin e tij. Nga atëherë, shumë fotografi janë bërë para saj. Por me kalimin e kohës, kujdesi për sheshin dhe shtatoren u zvogëlua. Fotografisë së presidentit lart shtatores i janë zbehur ngjyrat, […]
Në vitin 2009, Kosova nderoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, me një shtatore të lartë tre metra e gjysmë, në bulevardin që veç mbante emrin e tij.
Nga atëherë, shumë fotografi janë bërë para saj. Por me kalimin e kohës, kujdesi për sheshin dhe shtatoren u zvogëlua.
Fotografisë së presidentit lart shtatores i janë zbehur ngjyrat, shumë pllaka e drita janë thyer, ndërsa rrethojat janë dëmtuar.
Lidhur me këto shqetësime, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka adresuar një varg kërkesash në Komunën e Prishtinës.
Imazhi i këtij sheshi, sipas tij, është shumë i rëndësishëm.
Në tavolinën e zyrtarëve komunalë tashmë është kërkesa për leje për ridajzinim të bulevardit.
Për kërkesat e tyre, Rexhepi thotë se e kanë njoftuar edhe Ambasadën Amerikane.
Ndërsa, ka shtuar se ata nuk kanë kërkuar ndryshim të shtatores, por vetëm pastrim të saj.
Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.
Ata vetëm kanë konfirmuar se kanë pranuar një kërkesë të tillë, duke mos treguar nëse ka qenë ajo nga kjo shoqatë apo nga Ambasada amerikane.












