KEK’u i reagon KEDS’it: Mungesa me furnizim të rrymës është papërgjegjësi dhe dështim i juaji

KEK’u i reagon KEDS’it: Mungesa me furnizim të rrymës është papërgjegjësi dhe dështim i juaji

Korporata Energjetike e Kosovës-KEK ka reaguar sot ndaj deklaratave të KEDS-it se gjoja reduktimet qe ndodhen sot në gjithë Kosovën janë për shkak të daljes nga sistemi të një blloku të Korporatës. Sipas KEK-ut, operati KEDS është i obliguar me ligj t’i furnizon qytetarët me ernegji elektrike dhe kur deshton ta përmbush obligimin e saj […]

Sipas KEK-ut, operati KEDS është i obliguar me ligj t’i furnizon qytetarët me ernegji elektrike dhe kur deshton ta përmbush obligimin e saj po mundohet të fajësojë KEK-un.

 

Ky është reagimi i plotë i KEK-ut 

Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, Korporata Energjetike e Kosovës është e detyruar të reagojë ndaj keqinformimit dhe lajmeve të pavërteta që tash e disa herë po lëshohen në opinion nga KEDS/KESCO.
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin publik se mungesa e furnizimit me energji elektrike, sot gjatë tërë ditës është papërgjegjësi dhe dështim i KEDS/KESCO dhe jo i KEK-ut apo KOSTT-it, apo gjoja daljes nga sistemi të “Bllokut B1” të “Kosovës B”, siç spekuluan me herët në media zyrtarët e KEDS/KESCO.
KEK-u siç edhe është i obliguar me kontratë dhe duke respektuar rregullat e tregut në fuqi, me kohë, që dje në mëngjes ka njoftuar operatorët për planin e prodhimit sot dhe nga ky moment nuk ka asnjë përgjegjësi për furnizim të qytetarëve me energji elektrike. Përndryshe, për sa i përket njësisë “B1”, përkundër faktit se sipas planit ajo duhej të lëshohej në punë nesër në mëngjes, falë anagazhimit maksimal, në mënyrë që qyterarët të mos vujan pasojat e dështimeve të  KEDS/KESCO, KEK-u ka lëshuar në punë këtë njësi sot në ora 20:45.
Duke tentuar të mbulojë dështimet e veta në përmbushjen e obligimeve kontraktuale dhe përgjegjësive që ka me kontratë për furnizim të qytetarëve me energji elektrike, në vazhdimësi ky operator fajin dhe përgjegjësinë po tenton t’a gjuan tek akterët tjerë siç janë  KEK-u apo KOSTT-i, siç ndodhi edhe sot ku gjatë tërë ditës la në terr pjesën më të madhe të qytetarëve.
Në këtë rast, bëjmë thirrje publike ZRRE-së si rregullator i sektorit të ndërhyj dhe të ndalojë veprimet e papërgjegjshme të mashtrimeve publike të operatorëve të licencuar KEDS/KESCO si furnizues publik.
Ndryshe, KEK është dëshmuar me dhjetëra herë se është në krye të detyrës dhe me përgjegjësi të lartë kryen obigimet e saj në të gjitha drejtimet në rrethanat operative dhe kushteve klimatike.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?