Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në një vetëaksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” katër persona janë lënduar. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar  se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazgit rreth orës 20:30, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. “Rreth orës 20:30 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të fshatit […]

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar  se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazgit rreth orës 20:30, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 20:30 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të fshatit Mazgit është shkaktuar një vetëaksident trafiku ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej me lëndime të rënda”, ka deklaruar Hoxha.

Ai bën të ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK, përderisa një segment i rrugës është bllokuar përkohësisht për shkak të këtij aksidenti.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Segmenti rrugor i autostradës nga Truda deri në Mazgit është bllokuar për komunikacion derisa njësitë policore të kryejnë procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Hoxha për Koha.net.

Ai ka shtuar se njësitë policore për menaxhim të autostradës i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaqet e këtij vetëaksidenti.

Hoxha gjithashtu ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent për të shmangur aksidente të tilla.

“Njëkohësisht apelojmë te të gjithë drejtuesit që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve sepse janë vet ata që mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, është shprehur Hoxha.

Hoxha bën të ditur se, “rreth orës 21:30 njësitë policore kanë ëprfunduar shikimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?