Juncker: Vendet që nuk i kanë zgjidhur problemet ndërmjet vete, nuk mund të jenë pjesë e BE-së

Juncker: Vendet që nuk i kanë zgjidhur problemet ndërmjet vete, nuk mund të jenë pjesë e BE-së

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë se vendet të cilat nuk i kanë zgjidhur problemet ndërmjet vete, nuk mund të bëhen pjese e Bashkimit Evropian. “Ne duam t’i japim stabilitet vendeve të Ballkanit, jo paqëndrueshmëri”, tha Juncker në një konferencë shtypi së bashku me  presidentin serb Aleksandar Vuçiç, shkruan Periskopi. Sipas tij, Brukseli […]

“Ne duam t’i japim stabilitet vendeve të Ballkanit, jo paqëndrueshmëri”, tha Juncker në një konferencë shtypi së bashku me  presidentin serb Aleksandar Vuçiç, shkruan Periskopi.

Sipas tij, Brukseli është i përkushtuar që të  normalizojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Megjithatë, nuk është për ne të themi se çfarë do të jetë karakteri i kësaj marrëveshjeje, është në mes Beogradit dhe Prishtinës që  ta përcaktojë këtë,” tha Juncker, raporton B92, shkruan Periskopi.

Juncker ka thënë se marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor janë tepër të rëndësishme për Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor dhe Serbia duhet të jenë pjesë e BE-së, BE-ja pa ato nuk është e plotë. BE nuk është pronë ekskluzive e anëtarëve aktualë dhe vendeve të tjera që dëshirojnë të hyjnë. Serbia ka bërë progresin më të madh deri tani, por kjo është normale, ne kemi negociuar për disa kohë. Të tjerët do të fillojnë negociatat … Data e pranimit nuk varet nga ne, por vetëm nga Serbia, “tha Juncker, transmeton Periskopi.

Junker ka përmendur edhe përparimin e Serbisë në rrugën drejt integrimit, dhe ka thënë se viti 2025 nuk është një premtim, por vetëm një inkurajim dhe një mundësi për të gjitha vendet që dëshirojnë anëtarsimin./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?