John Kerry uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë. Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtë, Behgjet Pacolli, i cili është shprehur se gjatë takimit me të, ai i ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë gjithë shqiptarëve. “Gjatë Konferencës së MSC, takova […]
Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.
Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtë, Behgjet Pacolli, i cili është shprehur se gjatë takimit me të, ai i ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë gjithë shqiptarëve.
“Gjatë Konferencës së MSC, takova edhe mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej” ka shkruar Pacolli në facebook.












