Jep dorëheqje kryeshefi i ‘Stacionit të Autobusëve’

Jep dorëheqje kryeshefi i ‘Stacionit të Autobusëve’

Ylber Çitaku ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, pasi është arsyetuar se i ka munguar mbështetja institucionale. Në një shkresë që ka siguruar Insajderi, dëshmohet se Çitaku ka paraqitur sot pranë Bordit të Ndërmarrjes së “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, dorëheqjen nga pozita […]

Në një shkresë që ka siguruar Insajderi, dëshmohet se Çitaku ka paraqitur sot pranë Bordit të Ndërmarrjes së “Stacionit të Autobusëve” në Prishtinë, dorëheqjen nga pozita e kryeshefit.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në letrën që Çitaku u ka dërguar anëtarëve të bordit të ndërmarrjes.

Arsyeja e dorëheqjes, sipas Çitakut, ka qenë sabotimi i punës së tij nga institucionet, raporton Insajderi.

“Mungesa e mbështetjes institucionale (deri në sabotim) e bënë të pamundur vazhdimin e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të KE, sipas kontratës së punës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku në letrën e tij drejtuar Bordit të “Stacionit të Autobusëve”.

Në letrën e dorëheqjes, ish-kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes. “Krejt në fund i falënderoj të gjithë ata që për këto dy vite ofruan bashkëpunim korrekt e profesional duke filluar nga anëtarët e BD, pjesëtarët e stafit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm”.

Çitaku është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai kishte kandiduar për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës në radhët e kësaj partie, në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?