Java që do të vendoset përfundimisht për Demarkacionin

Java që do të vendoset përfundimisht për Demarkacionin

Koalicioni qeverisës është duke bërë përpjekje të siguroi votat për ratifikimin e marrëveshjes së re të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Qeveria e Kosovës miratoi sot ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo erdhi pas zhvillimeve të reja dhe marrëveshjes së arritur mes presidentit […]

Koalicioni qeverisës është duke bërë përpjekje të siguroi votat për ratifikimin e marrëveshjes së re të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Qeveria e Kosovës miratoi sot ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo erdhi pas zhvillimeve të reja dhe marrëveshjes së arritur mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e cila mundëson korrigjime nëse gjenden gabime në marrëveshjen paraprake.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar deputetë të koalicionit qeverisës. Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka deklaruar se për ta votuar demarkacionin duhen saktësisht 80 vota dhe që partnerët e koalicionit janë angazhuar për të siguruar numrin e nevojshëm të votave.

Sipas saj miratimi i demarkacionit në Kuvend e hap perspektivën evropiane të Kosovës sidomos në liberalizimin e vizave.

“Partnerët e koalicionit po angazhohen për të siguruar numrin e nevojshëm të votave. Si kryetare e Komisionit për Integrime duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë e ratifikimit të kësaj marrëveshje mendoj se seanca duhet të mbahet kur të sigurohen votat e mjaftueshme”, ka thënë Deliu.

Sipas saj, kjo javë do të përcaktojë shumëçka.

“Demarkimi i kufirit me Malin e Zi është ndër kriteret kyçe të lëvizjes së lirë, andaj si i tillë miratimi i tij në Kuvend, e hap perspektivën evropiane të Kosovës, sidomos në liberalizimin e vizave”, ka përfunduar Deliu.

Kurse deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala ka theksuar se procedurat tashmë kanë filluar nga Qeveria e Kosovës dhe se mbetet nga Kryesia e Kuvendit të vendosë lidhur me mbajtjen e seancës.

“Besoj se me këtë aneks-marrëveshje ose me këtë deklaratë të nënshkruar koalicioni do të ketë votat e mjaftueshme për të kaluar demarkacionin, por mbetet që secili deputet të vendosë për veten”, ka thënë Shala për Indeksonline.

Sipas tij në bazë të të gjitha takimeve dhe bashkëbisedimeve që kanë pasur brenda dhe jashtë vendit me ndërkombëtarët, kalimi i demarkacionit do të përshpejtojë ose do ta bëjë të mundur çështjen e liberalizimit të vizave brenda një viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?