Java e ‘ferrit’ sirian, mbi 500 persona të vrarë

Java e ‘ferrit’ sirian, mbi 500 persona të vrarë

  Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Gotan lindore përfshihen 121 fëmijë. Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, […]

 

Mbi 500 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve intensive njëjavore të forcave siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët pranë Damaskut. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, mes viktimave në Gotan lindore përfshihen 121 fëmijë.

Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetura nga forcat ruse po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë. Mbi ta po hidhen edhe bomba fuçi. Observatori Sirian pretendon se 29 viktima ishin shënuar të shtunen, përfshirë 17 në qytetin kryesor të Doumas. Sipas aktivistëve, shumë spitale kanë dalë jashtë funksionit.

Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Gouten lindore nga terroristët. Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore. Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përpiqet të miratojë një rezolutë që do të mundësonte armëpushimin mbarëkombtar për të garantuar kalimin e ndihmave dhe evakuimet mjekësore. Votimi është shtyrë disa herë që prej së enjtes, pasi Rusia refuzon ta mbështesë projektrezolutën në gjendjen aktuale.

Moska kërkon që armëpushimi të mos përfshijë grupe opozitare, që sipas saj po bashkëpunojnë me terroristët e Al Kaedes dhe Al Nusras.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?