Japonia e kap aeroplanin rus duke fluturuar mbi ujërat japoneze

Më 27 shkurt, avionët luftarakë japonezë u ngritën në ajër për ta përcjellë një avion luftarak rus mbi Detin e Japonisë. Sipas forcave ajrore japoneze (JASDF), aeroplani vëzhgues rus po fluturonte mbi Detin e Japonisë dhe u kap nga radarët ushtarakë, por gjithashtu u sqarua që hapësira ajore japoneze nuk është shkelur nga avioni rus. […]
Më 27 shkurt, avionët luftarakë japonezë u ngritën në ajër për ta përcjellë një avion luftarak rus mbi Detin e Japonisë. Sipas forcave ajrore japoneze (JASDF), aeroplani vëzhgues rus po fluturonte mbi Detin e Japonisë dhe u kap nga radarët ushtarakë, por gjithashtu u sqarua që hapësira ajore japoneze nuk është shkelur nga avioni rus.
Edhe autoritetet ruse e kanë konfirmuar këtë rast, ndërsa kanë thënë që fluturimi i avionit ka qenë stërvitje ushtarake në Detin e Japonisë dhe që fluturimi nuk ka shkelur rregullat e aviacionit ndërkombëtar.
“Kufijtë e shteteve nuk janë shkelur”, tha ministria ruse në komunikatë.
Avioni ushtarak SU-35 përdoret për qëllime të monitorimit dhe marrjes së informatave.












