Japin 2 deri në 5 mijë euro ryshfet për një vend pune në SHSKUK

Japin 2 deri në 5 mijë euro ryshfet për një vend pune në SHSKUK

88 pikë kishte marrë në provimin me shkrim por nuk arriti të fitojë një vend të punës si mami në Gjinekologji, pavarësisht se e ka të përfunduar shkollimin edhe në nivelin master. Por ajo pa se si koleget e saj, që mëzi kishin kaluar provimin me shkrim, u renditën në krye të listës për infermieret […]

Por ajo pa se si koleget e saj, që mëzi kishin kaluar provimin me shkrim, u renditën në krye të listës për infermieret e punësuara.

Kjo kandidate, që nuk do t’i zbulohet identiteti, ka një shpjegim. Thotë se shumica kanë dhënë ryshfet për një vend pune.
Edhe një tjetër kandidate i ka thënë KTV-së të njëjtat gjëra.

Pretendimet e tyre mbështetën edhe në disa biseda mes dy kandidateve tjera, njëra e pranuar e tjetra e rrëzuar, që kanë arritur në adresë të Kohavisionit.

Aty përmendet fakti se për një pozitë të tillë është paguar nga 2 deri në 5 mijë euro.

S’di pse pe mani të fshehtë, unë për veti kisha kallxu veç spo muj me gjetë të njofshëm.

  1. Në Kosovë je tu jetu, kush kallxoi që me kallxu unë. Se edhe ti nesër gjen të njofshëm e sheh, deri del emri nuk guxon me folë, ki me nejt në ethe.

Y: Po ama unë veç kam qef me ditë që mos mu lodh me apliku. Qashtu gjema be, i jap pare se perime jena lodhë.

X: O .. edhe mua ma kanë gjetë vetë, as qe i njoh as sen. Gjyshi zoti e di ka. Shko te Jakupi

Y: Po de po

X: Doktori. Ngom mu, tash kur vjen i radhës mundet ai naj sen

Y: Po ai spe ha pa pare, se sivjet i thash nimom mbasi vjet e kom meritu

  1. I gjon dikund me rrog tani e kthen bre.
  2. Oj ..po ama ku mi gjet 5 mije. Sa i ke dhan pash Zotin se s’ti qes kurrë fjalëe, se jam vet n’qat hall
  3. Jo bre 5 mije, kryejnë njerëzit edhe me 3 ose 2 mijë.

Kohavisioni ka kontaktuar gjinekologun Jakup Ismajli, i cili përmendet në bisedën mes dy kandidateve, por ai ka mohuar përfshirjen e tij në shitjen e pozitave të infermiereve, duke theksuar se nuk ka qenë farë pjesë e komisionit të fundit.

“Unë kam qenë në komisionin e vitit të kaluar. Në këtë konkurs nuk kam qenë fare i përfshirë. Kur unë isha pjesë e komisionit, pyetjen e parë që ua kam bërë kandidatëve është nëse kanë të afërm ose kanë intervenuar për t’u punësuar dhe normalisht që të parët që kanë menduar të punësohen në atë mënyrë i kam rrëzuar”, ka thënë ai.

Dhjetëra kandidatë janë ankuar për këtë konkurs, ankesat e të cilëve do të shqyrtohen nga një Komision i veçantë.

Megjithatë drejtoria e ShSKUK-së, thotë se nuk ka pasur asnjë ankesë direkte për këtë çështje.

“Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm ju njofton se nuk ka asnjë ankesë direkte nga asnjë kandidat lidhur me mundësinë e keqpërdorimit gjatë rekrutimit në këtë konkurs. Ju bëjmë ftesë dhe i inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione ose argumente për keqpërdorim t’i paraqesin te organet e hetuesisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Drejtorit të ShSKUK-së.

Derisa dy kandidate janë të bindura t’i shkojnë deri në fund procesit të ankesave, nëse jo në ShSKUK, atëherë përmes rrugëve ligjore.

Sidoqoftë, ato thonë se ankesat e njëjta dhe faktet e tilla i kanë drejtuar te drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, por që nuk kanë marrë ende përgjigje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?