Jahjaga flet për padinë ndaj saj: Nuk pendohem që mbrojta Shyhrete Berishën

Jahjaga flet për padinë ndaj saj: Nuk pendohem që mbrojta Shyhrete Berishën

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli për herë të parë lidhur me padinë për shpifje që i është bërë nga familja e Shyhrete Berishës. Në një intervistë  për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga u pyet se a është penduar lidhur me mbrojtjen publike që i ka bërë Shyhrete Berishës. “Absolutisht që jo, hiç, asnjë grimë. […]

Në një intervistë  për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga u pyet se a është penduar lidhur me mbrojtjen publike që i ka bërë Shyhrete Berishës.

“Absolutisht që jo, hiç, asnjë grimë. Jo vetëm rasti i Shyhretes por gjithsecila grua e cila po ballafaqohet me diskriminim kanunor dhe patriarkal të kësaj shoqërie, e ka pasë dhe do ta ketë mbështetjen dhe përkrahjen time të pakursyer dhe maksimale”, tha Jahjaga.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës ndaj familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

Jahjaga po ashtu foli për përjetimet e saj në takimet me Berishën.

“Kjo grua ka dhënë shumë, ka humbur shumë, ka humbur fëmijët e saj dhe bashkëshortin e saj dhe ne si shoqëri nuk mund të sillemi me një qasje mospërfillëse… Ende pa rënë në vend dheu mbi varrin e tyre (familjes së saj), kjo grua të ballafaqohet me një të drejtë që i takon me një të drejtë ku kjo ka qenë bashkëndërtuese”, tha Jahjaga.

Përballë Jeta Xharrës, Jahjaga  po ashtu flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si Presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?