Ismaili premton se brenda dy viteve qytetarët do t’i keni sigurimet shëndetësore

Ismaili premton se brenda dy viteve qytetarët do t’i keni sigurimet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë vizitës zyrtare në Zagreb është pritur sot nga homologu i tij kroat Milan Kujundzic, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në shëndetësi. Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kroacia vazhdon të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset e […]

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë vizitës zyrtare në Zagreb është pritur sot nga homologu i tij kroat Milan Kujundzic, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në shëndetësi.

Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kroacia vazhdon të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset e saj të rëndësishme.

“Si një ndër vendet më stabile dhe të zhvilluara në rajon, Kroacia vazhdon të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset e saj të rëndësishme. Reformat e mëdha që ka kaluar ky shtet para hyrjes në BE, me ministrin kroat të Shëndetësisë, Milan Kujundzic, u pajtuam që t’i bartim edhe në Kosovë. Forcimi i kapaciteteve profesionale të ministrisë, përmirësimit të gjendjes nëpër klinikat tona dhe edukimi i vazhdueshëm për profesionistët tanë shëndetësor, janë tri pikat kyçe në të cilat Kroacia do të ndihmojë Kosovën në vitet në vijim”.

Ismaili bëri të ditur se ka vizituar edhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Kroacisë me të cilën vendosëm marrëdhëniet e para bilaterale pas luftës, për ngritjen e Sigurimeve shëndetësore edhe në Kosovë.

“Brenda dy viteve të para të këtij mandati edhe qytetarët tanë do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore të Kosovës”, shkruan ministri Ismaili.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?