Ish-ministri i jashtëm i Serbisë paralajmëron fuqitë e mëdha për Kosovën

Ish-ministri i jashtëm i Serbisë paralajmëron fuqitë e mëdha për Kosovën

Në Beograd është mbajtur një debat i ri i dialogut të brendshëm lidhur me modalitetet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, i organizuar nga Fakulteti i Diplomacisë dhe Sigurisë Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë  në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje do ta japin qytetarët e […]

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë  në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje do ta japin qytetarët e Serbisë, e jo fuqitë e mëdha. Ai gjithashtu tha se presidenti serb do të bëjë publik propozimin përfundimtar, atëherë kur dialogu i brendshëm të përfundojë dhe kur të vlerësojë se për këtë çështje është momenti i duhur.

Siç raportojnë mediet serbe, profesorë dhe diplomatë të shquar të mbledhur për të dhënë kontributin e tyre në dialogun e brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, më shumë janë marrë me histori sesa kanë propozuar zgjidhje të mundshme.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Vladislav Jovanoviq, ka thënë se fuqitë e mëdha duhet të jenë të vetëdijshme se pa një kompromis me Serbinë nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës.

“Serbisë duhet t’i ofrohet kompensim adekuat, territorial ose kompensim tjetër. Vetëm atëherë negociatat do të ishin të barabarta. Kjo tash është Serbia kundër të gjithëve dhe shantazh ndaj Serbisë që të pranojë ultimatumet e tyre”, tha Jovanoviq.

Ai ka thënë se Serbia, në qoftë se bie dakord të heqë dorë nga Kosova për anëtarësim në BE, e humb të drejtën të quhet shtet.

Si zgjidhje e vetme konkrete që u dëgjua në këtë debat, ishte mbajtja e një konference paqeje, garantues të së cilës do të ishin fuqitë e mëdha botërore. Kjo do të nënkuptonte një ridefinim të kufijve, pra ndarjes së Kosovës, apo eventualisht shkëmbim të territorit.

Ndërsa, disa janë dakord me këtë propozim, të tjerë paralajmërojnë për pasojat e mundshme nga një opsion i tillë.

Diplomati Zoran Milivojeviq beson se inicimi i konferencës së paqes, vetëm në një rast nuk është i mundur.

“Inicimi i çështjes së kufijve është i pamundur, pa filluar të njëjtën çështje edhe në rastin e vendeve të tjera”, thotë ai.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se deri tash kanë marrë shumë propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ai tha se pikëpamjet dhe propozimet e prezantuara në takimet e deritashme do të merren parasysh kur të propozohet zgjidhja përfundimtare, por nuk tregoi se kur do të ndodhë kjo.
“Ne jemi të bindur se kjo do të bëhet kur të vlerësohet se është koha e duhur për këtë …”, ka thënë Gjuriq.

“Verdiktin për propozimin përfundimtar lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta japin qytetarët e Serbisë”, ka thënë Gjuriq, pa konfirmuar nëse ajo do të jetë një deklarim përmes referendumit, apo në ndonjë formë tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?