Ish-diplomati amerikan jep katër skenarët për marrëveshjen Prishtinë-Beograd

Ish-diplomati amerikan jep katër skenarët për marrëveshjen Prishtinë-Beograd

  Çështja e Kosovës është e mundur vetëm përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë të Beogradit e Prishtinës, por nuk jam optimist rreth kësaj, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, ish – ambasadori amerikan në Serbi,  William Montgomeri. Sipas tij, pengesa e parë është fakti se shqiptarët e Kosovës kanë shumë përkrahje nga amerikanët të […]

 

Çështja e Kosovës është e mundur vetëm përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë të Beogradit e Prishtinës, por nuk jam optimist rreth kësaj, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, ish – ambasadori amerikan në Serbi,  William Montgomeri.

Sipas tij, pengesa e parë është fakti se shqiptarët e Kosovës kanë shumë përkrahje nga amerikanët të cilët e mbajnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual.

Përsa kohë SHBA të ketë këtë qëndrim, janë të vogla gjasat që ndonjë politikan shqiptar, të marrë përsipër këtë rrezik dhe të dorëzojë ndonjë territor.
Ai rendit katër skenarë të mundshëm për Kosovën.

I pari, është vazhdimi i situatës aktuale, që në fund do të përdorej për bllokim të Serbisë në BE.
I dyti është normalizimi i marrëdhënieve pa njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës nga Serbia.

I tretë është ai që para Serbisë, në fund të procesit të anëtarësimit në BE, të vihet zgjidhja sipas parimit “merre ose leje” – “njihe pavarësinë e Kosovës dhe hyni në BE, refuzoni dhe nuk do të bëheni anëtar”.

I katërti mund të jetë që udhëheqja serbe dhe ajo shqiptare të arrijnë një marrëveshje bilaterale, në të cilën do të ketë elementë që nuk do t’i pëlqejnë bashkësisë ndërkombëtare. Referuar këtij skenari të fundit, Montgomeri sheh një ndarje të Kosovës dhe marrjen e një territori të Serbisë nga Kosova që banohet kryesisht me shqiptarë (shkëmbim territoresh).

“Pres që BE të kërkojë nga Serbia që të ndikojë te Rusia për të zhbllokuar pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në këmbim të pranimit të Serbisë në BE”, tha Montgomeri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?