Instituti Hidrometeorologjik përgënjeshtron MAShT-in pas vendimit për mosmbajtje të mësimit

Instituti Hidrometeorologjik përgënjeshtron MAShT-in pas vendimit për mosmbajtje të mësimit

Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nuk i ka kontaktuar kur ka vendosur që të marrë vendimin për ndërprerjen e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar për të enjten dhe të premten. Ai më tej ka shtuar se sot […]

Ai më tej ka shtuar se sot nuk ka qenë mot i papërshtatshëm për të mos u mbajtur mësimi.

“MAShT-i nuk na ka kontaktuar kur kanë vendosur që të mos mbahet mësim. Sot gjatë ditës temperaturat kanë qenë deri në -4 gradë celsius e moti nuk ka qenë aspak i papërshtatshëm për mësim. Unë i lëshoj të dhënat nëpër emaile e kush i merr unë nuk e di, por unë nuk mund të them që nesër nuk duhet të mbahet mësimi për shkak të temperaturave”, ka theksuar Besim Aliu për Kallxo.com

MAShT fillimisht kishte vendosur që mësimi mos të mbahej ditën e mërkurë.

Ndërsa sot ka vendosur të vazhdojë ndërprerjen e mësimit edhe për dy ditë të tjera, të enjten dhe të premten.

Kjo me arsyetimin se do të mbretërojë mot i ftohtë duke u bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Arsimit për mosmbajtjen e mësimit për nesër e pasnesër.

Besim Aliu tha se temperaturat do të jenë më të ulëta gjatë natës dhe sipas tij më me vend do të ishte po të mos mbahej mësimi nesër (e enjte) sesa që nuk është mbajtur sot (e mërkurë).

“Nxënësit shkojnë gjatë ditës në shkollë e jo gjatë natës kur është edhe moti më i ftohtë. Ndoshta më mirë kishte me qenë mos me mbajtë mësim nesër sesa sot, sepse sot ka qenë moti i përshtatshëm. E premtja e më tutje janë ditë të mira”, ka përfunduar Aliu.

Besim Aliu ka thënë tutje se nata e sotme do të jetë më e ftohta e vitit 2018.

“Sonte temperaturat do të lëvizin nga -14 deri -16 gradë celcius, do të jetë nata më e ftohtë e vitit 2018, gjatë ditës së enjte temperaturat do të mbesin në minus, por do të rriten në -5 gradë celsius gjatë ditës kurse nga dita e premte pritet të kemi vlera pozitive të temperaturave”, ka theksuar Aliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?