Institucionet i zbatuan vetëm 59 nga 173 rekomandime të Avokatit të Popullit

Nga 173 rekomandime që Avokati i Popullit ua ka adresuar në vitin 2016 institucioneve lokale dhe qendrore, 59 rekomandime apo 34 për qind janë zbatuar, 29 rekomandime apo 17 për qind nuk janë zbatuar dhe 85 rekomandime apo 49 për qind mbesin në pritje për zbatim. Të dhënat i ka bërë të ditura të hënën […]
Të dhënat i ka bërë të ditura të hënën Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në tryezën e organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticion, ku është diskutuar lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, nga ana e institucioneve lokale dhe qendrore për vitin 2016, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pjesa më e madhe e moszbatimit të rekomandimeve sipas Avokatit të Popullit ka ndodhur në sistemin gjyqësor dhe administratën publike, duke përfshirë edhe nivelin lokal edhe atë qendror.
Sa i përket moszbatimit të rekomandimeve në nivelin lokal, Jashari ka thënë se kjo ndodh për shkak të mosinformimit adekuat që institucionet e këtij niveli kanë për këto rekomandime.












