Identifikohet i dyshuari për vrasjen e të riut në Ferizaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes që ka ndodhur sonte në Ferizaj. “Vrasja është kryer me revole. Jemi në vendin e ngjarjes dhe kaq mund të them për momentin”, tha shkurt ai për Kallxo.com. Pak më parë u raportua se një person është vrarë […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes që ka ndodhur sonte në Ferizaj.
“Vrasja është kryer me revole. Jemi në vendin e ngjarjes dhe kaq mund të them për momentin”, tha shkurt ai për Kallxo.com.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt viktima është një person i moshës 20-30 vjeçare.
Kryeprokurori Jashari tha se autori i dyshuar për këtë vrasje tashmë është identifikuar dhe Policia është vënë në veprim.
“Ende nuk dihet ndonjë motiv që mund të ketë ndikuar në shkaktimin e vrasjes”, tha kryeprokurori.
Sipas tij, i dyshuari është i moshës afërsisht të njëjtë me viktimën.












