Hoxhaj sulmon ashpër Bosnjën për mos-ftesën në samitin e vendeve të Ballkanit

Mos dërgimi i ftesës për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Banjallukës në Bosnjë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Hoxhaj ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal. Madje, Hoxhaj […]

Hoxhaj ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal. Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, por që kjo është direkt e varur nga Beogradi.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka mirëpritur edhe reagimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani, të cilët me të marrë vesh që nuk ka ftesë për Kosovën, kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë takim.

“Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në lidhje me këtë ngjarje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?