Hoxhaj: Studentët do të fitojnë më së shumti nga liberalizimi

Hoxhaj: Studentët do të fitojnë më së shumti nga liberalizimi

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, sot ka marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të themelimit të Universitetit të Prizrenit, njëherësh 55 vjetori i hapjes së Shkollës së Lartë Pedagogjike. Hoxhaj tha se Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, rritja dhe profilizimi i tij tregon qartë se vendimi i marrë në vitin 2009, për themelimin e këtij universiteti ka […]

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, sot ka marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të themelimit të Universitetit të Prizrenit, njëherësh 55 vjetori i hapjes së Shkollës së Lartë Pedagogjike.

Hoxhaj tha se Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, rritja dhe profilizimi i tij tregon qartë se vendimi i marrë në vitin 2009, për themelimin e këtij universiteti ka qenë i drejtë dhe i qëlluar.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj foli edhe për aktualitetin politik në Kosovë, duke thënë se me përmbylljen e temës së demarkacionit të mërkurën, do t’i hapet rruga lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave. Ai tha se pjesa e shoqërisë që do të përfitojë më së shumti nga liberalizimi i vizave do të jenë të rinjtë, e sidomos studentët të cilët do të kenë mundësi të dalin, të studiojnë dhe ta shohin botën, dhe pastaj t’i aplikojnë njohuritë e tyre për zhvillimin e vendit tonë.

“Përmbyllja e demarkacionit këto ditë, do t’i hapë rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Nuk kam dyshim se përfituesit më të mëdhenj do të jenë të rinjtë, të cilët do të kenë mundësi të dalin ta shohin botën, të studiojnë dhe të kthehen për t’i aplikuar njohuritë e tyre në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve.

Hoxhaj foli edhe për dekadën e dytë të shtetësisë së Kosovës, ku theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, duke shtuar se kjo varet shumë edhe nga angazhimi dhe puna në cilësinë e arsimit dhe universiteteve që kemi.

Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Universitetin e Prizrenit, dhe është zotuar se do të angazhohen për cilësi më të madhe që universitetet e Kosovës të jenë konkurruese me universitetet evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?