Hoxhaj: I kemi votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj duke folur në lidhje me seancën e nesërme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se koalicioni qeveritar i ka votat e mjaftueshme për miratimin e kësaj marrëveshjeje. Hoxhaj nuk e përjashtoi as mundësinë e negocimit me deputetë individualë nga të gjitha partitë politike, bëhet e ditur […]

Hoxhaj nuk e përjashtoi as mundësinë e negocimit me deputetë individualë nga të gjitha partitë politike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sa i përket Listës Serbe, Hoxhaj shprehu besimin se një pjesë e deputetëve të kësaj partie do ta votojnë marrëveshjen, transmeton Koha.net.

Ai foli për liberalizimin e vizave, gjë që është kushtëzuar tash e tre vite me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Hoxhaj tregoi një rast personal ku tha se ka shkuar për ngushëllime tek një familje dhe njëri nga familjarët e ka lutur që t’ia sigurojë një vizë për ta vizituar Slloveninë për një çështje shëndetësore.

Hoxhaj tregoi se i është dashur personalisht ta lusë ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë për t’ia siguruar një vizë qytetarit në fjalë.

Me këtë shembull, Hoxhaj tha se lëvizja e lirë e qytetarëve është e drejtë fundamentale e tyre, dhe theksoi se është e padrejtë që qytetarët të mbesin peng i proceseve politike, siç ka qenë rasti me demarkacionin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?