Hoti: Nuk është dashur ta nisim seancën pa konsensus

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se LDK mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për ta mbështetur marrëveshjen për demarkacionin. Ai, në Kuvend ka thënë se partia e tij e përkrah deklaratën e përbashkët të presidentëve për demarkacionin por jo edhe raportin e Shpejtim Bulliqit, shkruan Periskopi. “Sot jemi mbledhur […]
Ai, në Kuvend ka thënë se partia e tij e përkrah deklaratën e përbashkët të presidentëve për demarkacionin por jo edhe raportin e Shpejtim Bulliqit, shkruan Periskopi.
“Sot jemi mbledhur për një çështje të rëndësishme pas dy tre viteve diskutime. Më vjen keq që ende shoh deputetë që nuk reflektojnë karshi interesit qytetar. Ne kemi negociu me partitë e koalicionit qe dy ditë, që merr parasysh dhe qëndrimin e LDK-së për këtë çështje. Ne kemi përkrahur edhe deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, meqenëse i referohet marrëveshjes. Jemi dakordu me PDK-në dhe Nismën. Shpresojmë që AAK të bashkëngjitet. Ne nuk duhet të kishim filluar seancën pa konsensus. Do të votojmë kundër që çështja të iniciohet me procedurë të shpejtë”, tha Hoti. /Periskopi/












