Hoti: LDK do ta mbështesë demarkacionin me 27 vota, refuzojmë raportin e Bulliqit

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se demarkacioni do të ketë 27 vota të plota nga deputetët e partisë së tij, por thotë se raporti i Bulliqit nuk duhet të bëjë pjesë. ‘Ne po presim që tash të fillojë seanca për demarkacionin për të marrë vendim të rëndësishëm. Ftojmë partitë që […]
‘Ne po presim që tash të fillojë seanca për demarkacionin për të marrë vendim të rëndësishëm. Ftojmë partitë që të rezymojnë karshi interesit të qytetarëve. Lidhja është unike që ta mbështesë me 27 vota këtë marrëveshje. E kemi përkrahur dhe do ta përbyllim këtë cështje’’, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Ai pret që seanca të zhvillohet normalisht dhe të mos mos ketë skena të gazit lotsjellës apo të dhunës.
‘’Raporti Bulliqi është në kontaditë me marrëveshjen që është nënshkru, është jologjike një marrëveshje dhe një raport që hedh poshtë atë. Jemi pajtuar që deputetët ta kenë për informim edhe raportin e Mehës, deklaratën e përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, raportin ndërkombëtar , por raporti Bulliqi nuk mund të marrë fuqi në Kuvend.’’/Periskopi/












