Haxhiu: Politikanët që falin tokë për karrige, duhet t’i pensionojmë politikisht

Haxhiu: Politikanët që falin tokë për karrige, duhet t’i pensionojmë politikisht

Albulena Haxhiu thotë se politikanët që janë të gatshëm të falin territor për karrige “duhet t’i pensionojmë politikisht”. Sot një konferencë para medieve, kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëroi ditën e pasnesërme si të fundit për ta sjell në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, bashkë me aneks-marrëveshjen e arritur së fundmi mes Kosovës e Malit të Zi në […]

Sot një konferencë para medieve, kryeministri Ramush Haradinaj paralajmëroi ditën e pasnesërme si të fundit për ta sjell në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, bashkë me aneks-marrëveshjen e arritur së fundmi mes Kosovës e Malit të Zi në nivel presidentësh.

Haradinaj ka mbrojtur qëndrimin e tij, se me këtë marrëveshje Kosova fiton të drejtën e saj në territor, duke thënë se kësaj çështjeje duhet t’i jepet fund, shkruan Periskopi.

Por, deputetë të Vetëvendosjes, me të cilët Haradinaj e kishte kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje, nuk pajtohen me të.

Në një prononcim për Periskopin, Albulena Haxhiu ka thënë se marrëveshja e re mes presidentëve, atij kosovar dhe malazez, është mashtrim i radhës dhe sipas saj, nuk është më shumë veçse konfirmim i marrëveshjes aktuale që Malit të Zi i falë 8200 hektarë tokë.

“Qëndrimi ynë në raport me marrëveshjen aktuale është i qartë. Ne nuk do të përkrahim këtë version të marrëveshjes dhe do ta kundërshtojmë kurdo që do të radhitet në rend dite. Edhe në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, por edhe në paraqitjet tona publike ne u kemi bërë thirrje që t’i thërrasin mendjes dhe të tërhiqen nga versioni aktual. Deklarata ndërmjet dy presidentëve është mashtrim i radhës dhe në fakt konfirmim i marrëveshjes aktuale që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi”, tha Haxhiu për Periskopin.

Haxhiu, ka folur edhe për ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Haradinaj. Sipas saj, kauza e Haradinajt për demarkacionin ka qenë vetëm një mënyrë për të arritur ardhjen në pushtet.

“Ndryshimi i qëndrimeve nga z.Haradinaj është për keqardhje e dëshpëruese dhe tregon atë që z.Haradinaj nuk e paska pasur kundërshtimin e demarkacionit kauzë por e paska kundërshtuar sa për të mbërri deri tek karrigia e kryeministrit. Historia kur pushtetarët kanë dhënë territor për karrige, për fatin tonë të keq ka tendencë të përsëritet sërish. Këta njerëz që janë në gjendje të bëjnë pazare me cenimin e integritetit territorial, është koha t’i pensionojmë politikisht”, theksoi Haxhiu.

Në fund, Haxhiu tha se Vetëvendosje është e interesuar t’i jap fund zgjidhjes së demarkacionit, e po ashtu edhe të mbajë raporte të mira fqinjësore me Malin e Zi – porse kjo gjë s’duhet të bëhet në kurriz të qytetarëve. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?