Haxhiu: Lexojeni tekstin e betimit të deputetit para se ta votoni Demarkacionin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se deptutetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, para se ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, duhet ta lexojnë betimin e deputetit të cilin e kanë dhënë në fillim të kësaj ligjslature. “Para se deputetët të votojnë marrëveshjen që i falë mbi 8200 ha, […]

“Para se deputetët të votojnë marrëveshjen që i falë mbi 8200 ha, Malit të zi, duhet t’a kenë të qartë betimin që kanë dhënë, në fillim të kësaj legjislature” ka shkruar Haxhiu, raporton Periskopi.

Në reagimin e saj ajo ka bashkëngjitur edhe tekstin e betimit të deputetit.

“Në vijim gjeni tekstin e Betimit të cilin e kanë nënshkruar 120 deputetët e Kuvendit:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.”

Betohem!” ka shkruar Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka kundërshtuar edhe marrëveshjen e arritur ndërmjet partive qeverisëse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes së cilës marrëveshje raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit do të jetë vetëm informues.

Vetëvendosje thotë që edhe përkundër kësaj marrëveshjeje, Kosova përsëri i humb 8000 hektarë tokë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?