Haradinaj: Seanca për Demarkacionin të enjten në orën 11:00

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit është aprovuar dhe dërguar në Kuvend. Ai tha se që nga ky koment Kuvendi mund të veprojë. Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kuvendi qe të mbahet seancë të enjten në ora 11:00. “Raporti i Komisionit shtetëror dhe […]
Ai tha se që nga ky koment Kuvendi mund të veprojë. Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kuvendi qe të mbahet seancë të enjten në ora 11:00.
“Raporti i Komisionit shtetëror dhe marrëveshja e dy presidentëve ka krijuar terrenin për të ecur përpara”, ka thënë Haradinaj.
Është insistuar që të merret vesh nga mediat se a është kjo marrëveshje obliguese edhe për Malin e Zi pasi më herët kryeministri tha se Mali i Zi nuk do ta votojë në Kuvend marrëveshjen e re, mirëpo kryeministri nuk ka dhënë një përgjigje të qartë duke thënë se s’mund të flas për Malin e Zi.












