Haradinaj premton se mësimdhënësve do t’u njihet kontributi i viteve të 90-ta

Haradinaj premton se mësimdhënësve do t’u njihet kontributi i viteve të 90-ta

“Është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë dhe statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta e kemi obligim në mos tjetër e kemi obligim moral”. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kongresin e 7-të Zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në të cilin kongres, […]

“Është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë dhe statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta e kemi obligim në mos tjetër e kemi obligim moral”. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kongresin e 7-të Zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në të cilin kongres, i pari i Qeverisë premtoi që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti. 

Në fjalën e tij kryeministri Haradinaj tha se për ta kuptuar një popull sa mirë i ka punët duhet vizituar shkollat. “Nga shkolla e kupton se kush është ai popull dhe në çfarë parametrash vepron’, tha kryeministri, duke e vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të procesit arsimor në vitet ’90-ta, dhe shtoi se  dëshmia më e mirë se jemi një popull vërtetë i suksesshëm është fakti se kemi mbajt shkolla në vitet e ’90-ta në kushtet ku askush tjetër s’do të mundte.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë ata që kanë arritur ta mbajnë arsimin në ato vite, në ato vite të presionit e të mohimit të gjithanshëm. “Faleminderit të gjithëve, mësues, profesor, faleminderit atyre që i kanë lëshuar shkollat, faleminderit çdokujt që ka ndihmuar që arsimi të mbahet gjallë në atë kohë. Edhe sot duhet ta dëshmojmë se jemi po ata që kemi mbajt gjallë arsimin në kohëra të vështira”, tha Kryeministri Haradinaj dhe shtoi se të gjithë duhet ta ndjejmë peshën e përgjegjësisë dhe detyrë e jona është t’i aftësojmë fëmijët tanë.

Duke folur për statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta, kryeministri tha se e kanë obligim në mos tjetër e kanë obligim moral dhe do ta zbatojnë. Ai tha se  partneritetin dhe dialogun që e kanë do ta bëjnë të sinqertë, jo rezultat i kushtëzimeve, dhe presioneve, po rezultat i ndjenjës dhe interesit, që atë nder, atë krenari, atë vlerë e cila është unike në botë, zhvillimi i mësimit në vitet ’90-ta, të shpërblehet në vazhdimësi.

Të pranishëm në këtë Kongres ishin edhe përfaqësuesit e sindikatave, nga Shqipëria, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?