Haradinaj nuk heq dorë nga raporti i Bulliqit për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar fjalën e planifikuar për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Seancë dështoi të mbahej pasi nuk kishte marrëveshje ndërmjet partive që të votohej demarkacioni. Nga postimi që bëri sonte Haradinaj në Facebook, ai përmend edhe raportin e kryetarit të komisionit, Shpejtim Bulliqi. Kujtojmë që LDK është deklaruar […]
Seancë dështoi të mbahej pasi nuk kishte marrëveshje ndërmjet partive që të votohej demarkacioni.
Nga postimi që bëri sonte Haradinaj në Facebook, ai përmend edhe raportin e kryetarit të komisionit, Shpejtim Bulliqi.
Kujtojmë që LDK është deklaruar se nuk do ta votojë demarkacionin, nëse marrëveshjes i bashkëngjitet edhe ky raport.
Sonte partitë politike kanë mbajtur edhe një takim, ku janë bërë përpjekje për të arritur konsensus. LDK ka thënë se kanë ofruar zgjidhjen për votimin e marrëveshjes, pa treguar se për çka bëhet fjalë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
Të dashur qytetarë!
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo ishte fjala ime e planifikuar:
Të nderuar deputet në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.
Ky Ligj ka 4 nene dhe poashtu përmbanë:
Dokumentacionin zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe,
Deklaratën e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018
Të nderuar deputetë, ju ftoj që ta votoni këtë Projektligj, sepse Kosova
– Zbaton të drejtën në territor dhe integritetit
– Zbaton të drejtën për liri të lëvizjes dhe i jep fund izolimit duke përfituar Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian
Ju faleminderit.
Mbetem me shpresë, që këtë adresim ta bëjë në seancën e nesërme!












