Haradinaj: Mund t’i falim serbët, por jo ta ndajmë Kosovën për ta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë për BBC-në. Kjo është postuar në faqen e programit, me një kohëzgjatje prej 2 minutash e 39 sekondash. I pyetur nga gazetari nëse është i gatshëm të shkëmbejë territore me Serbinë, Haradinaj fillimisht ka qenë i paqartë në përgjigjjen e tij. Por, gazetari më […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë për BBC-në. Kjo është postuar në faqen e programit, me një kohëzgjatje prej 2 minutash e 39 sekondash.
I pyetur nga gazetari nëse është i gatshëm të shkëmbejë territore me Serbinë, Haradinaj fillimisht ka qenë i paqartë në përgjigjjen e tij. Por, gazetari më pas ka insistuar, duke e cilësuar presidentin sërb Vuqiq si liderin më të gatshëm që ka pasur Sërbia deri më tash për të arritur kompromis për çështjen e Kosovës.
Sidoqoftë, këtu Haradinaj është treguar kategorik duke thënë që ‘tragjeditë në Ballkan kanë ndodhur pikërisht shkaku i kufijve, dhe paqja duhet të ndodh shkaku i njerëzve e jo shkaku i kufijve.”
Kryeministri i Kosovës ka shtuar më tej se ‘vendi i tij është i gatshëm ta falë Serbinë, por jo të harrojë atë që ka bërë ky vend. Megjithatë, është e detyruar që të negociojë me Serbinë.”
Së fundi, presidenti serb Vuqiq ka dhënë një deklaratë që ka shkaktuar mjaft polemika në Serbi: “Duhet të mendojmë për fëmijët e Serbisë, e jo për të parët e Serbisë”. Të njëjtës deklaratë i referohet edhe gazetari Stephen Sackur për të ndërtuar pyetjen e tij.
Por, Haradinaj ka qenë kategorikisht kundër kësaj ideje duke kërkuar ‘njohje përfundimtare të Kosovës nga Serbia’.
Linku për të shikuar videon e gjeni më poshtë:












