Haradinaj: Jam kundër ideve për ndarjen e vendit, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj përsëri ka dalë kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës. Ka thënë se është kundër ideve të tilla. Madje, sipas tij, Serbia duhet ta njohë Kosovën e jo të hapen tema të tilla. “E dimë që nga kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, nga kufijtë ekzistuese realisht, […]

Madje, sipas tij, Serbia duhet ta njohë Kosovën e jo të hapen tema të tilla.

“E dimë që nga kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, nga kufijtë ekzistuese realisht, sepse jetojmë në shtete të ndryshme të ndarë. Me shumë mund është arritur një gjendje e tashme e kufijve. Kosova i ka kufijtë e vetë, territorin e vetë dhe jam kundër këtyre ideve”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për Top Channel.

“Fakti që pesëshja s’na ka njohur e bën më të vështirë marrëdhënien tonë me BE. Dalja nga gjendja e sotme do të ishte sikur 5-tshja e BE të na njihte ose sikur të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohje reciproke. Besoj se ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë”, ka shtuar ai.

Në Presidencë kanë thënë se është herët të flitet për përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet me Serbinë. Madje, kanë thënë se në këtë fazë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve është vetëm spekulim.

“Ndërsa se cila do të jetë përmbajtja e marrëveshjes përfundimtare historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të presim përfundimin e dialogut. Gjithçka tjetër në këtë fazë, është vetem spekulim, duke përfshirë edhe çeshtjen e ngritur nga ju”, thuhet në përgjigjen e Këshilltarit të Hashim Thaçit, Bekim Çollakut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?