Haradinaj e ka punën ngusht, Demarkacionin nuk ia votojnë as dy deputet nga partia e tij

Haradinaj e ka punën ngusht, Demarkacionin nuk ia votojnë as dy deputet nga partia e tij

Kur mendohet që po i afrohemi një zgjidhjeje për t’i dhënë fund marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, situata sa shkon e komplikohet. Fillimisht ishte zor të bindej kryeministri, ose të paktën kështu jepej përshtypja, derisa rezultoi një marrëveshje në mes të partive politike shqiptare. Ndonëse jo të të gjithave. Megjithatë, kreu i ekzekutivit […]

Kur mendohet që po i afrohemi një zgjidhjeje për t’i dhënë fund marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, situata sa shkon e komplikohet. Fillimisht ishte zor të bindej kryeministri, ose të paktën kështu jepej përshtypja, derisa rezultoi një marrëveshje në mes të partive politike shqiptare. Ndonëse jo të të gjithave. Megjithatë, kreu i ekzekutivit e ka punën keq me deputetët e tij. Tash, dy prej tyre nuk janë në të njëjtën linjë me liderin e tyre. Rasim Selmanaj dhe Teuta Haxhiu, nuk ia japin “bekimin” pro Demarkacionit, shefit të tyre

Ramush Haradinaj, i cili sa ishte në opozitë, kundërshtoi fuqishëm marrëveshjen e vitit 2015, të kufirit me Malin e Zi, tash sa është në Qeveri, përmes një “konsensusi” është pajtuar ta votojë atë. Bëri zhurmë edhe për raportin e Bulliqit. Madje përplasja e ashpër me LDK-në ishte pikërisht për këtë raport me të cilin synonte ta dëshmonte se humbet tokë. Partia e Mustafës u pajtua që ta votonte demarkacionin me kusht që raporti i Bulliqit të mos jetë obligues, por vetëm orientues, gjë të cilën e kundërshtoi Haradinaj.

“Sa të jem unë, ai raport nuk do të hiqet dhe nuk do të jetë orientues, vetëm obligues”, bërtiste në sallën e Kuvendit, Haradinaj në seancën e kaluar.

Sidoqoftë, një marrëveshje e së shtunës në mes të partive politike përfshirë edhe Haradinajn, rezultoi të arrihej një konsensus. Raporti i Bulliqit do të përfshihej vetëm si orientues.

Por tash, kryeministri nuk e ka punën mirë me dy deputetët e tij. Teuta Haxhiu e thotë qartë për gazetën Express se nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi në seancën e nesërme.

Sipas saj, arsyeja e këtij veprimi është futja e raportit të Shpejtim Bulliqi vetëm si orientues dhe jo obligues siç thuhej fillimisht.

“Pikërisht për këtë arsye unë nuk do ta votoj demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë shkurtimisht deputetja e AAK-së, derisa ka refuzuar ta komentojë ndryshimin e qëndrimit të Ramush Haradinajt për këtë çështje.

Po ashtu, deputeti tjetër i partisë së Haradinajt, Rasim Selmanaj i cili ditë më parë u shpreh i qartë se nuk do ta votojë demarkacionin, nëse nuk përfshihet raporti i ri për kufirin, tash thotë se është e rëndësishme që ai raport ka hyrë si pjesë e dy marrëveshjeve tjera.

Por, Selmanaj nuk e tregon qartë nëse vota e tij do të jetë pro demarkacionit në seancën e nesërme.

“Do ta merrni vesh nesër se cili do të jetë qëndrimi im. Raporti i Bulliqit është në listë, e rëndësishme është përmbajtja, substanca i cili i ka të gjeturat dhe gabimet. Ka pas përpjekje që të hiqet krejt raporti i Bulliqit, por tash ai është bashkë me të tjerët në listë, qëndrimi im do të merret vesh në seancën e nesërme”, ka thënë ai.

Seanca për Demarkacionin pritet të mbahet nesër në orën 10:00. Ambasadorët e huaj në Kosovë i kanë ftuar edhe sot liderët që ta votojnë nesër këtë marrëveshje, sepse dita e nesërme ka rëndësi në raport me liberalizimin e vizave./GazetaExpress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?