Haradinaj ‘dorëzohet’ përballë LDK-së, e konfirmon edhe Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka konfirmuar arritjen e konsensusit politik për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion, shkruan Periskopi. “Të nderuar qytetarë, Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe […]
“Të nderuar qytetarë, Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, shkruan Veseli në Facebook.
Se është arritur konsensus politik për Demarkacionin e tha edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Me Kryeministri sot pas një bisede të gjatë. Dallimi mes LDK dhe Kryeministrit është zgjidhur. Pranohet dokumenti ashtu siç LDK ka kërkuar. Nuk ka asnjë dilemë më për të ecur përpara”, ka thënë Pacolli.
“Falënderoj Kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot. Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK’së dhe Kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka shtuar ai.
“Ishte vështirë por jam shumë i lumtur që ndodhi. Pa kushtëzime, por në mënyrë pozitive dhe duke menduar për të ardhmen e të të rinjve ”.
Ndërkohë, demarkacioni dështoi dy herë, në dy seancat e fundit, pasi LDK e AAK nuk pajtoheshin lidhur me përmbajtjen e dokumentit që do të miratohej në Parlament. Partia e Isa Mustafës kërkonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të ishte vetëm informues, ndërsa, Haradinaj kërkonte që i njëjti të ishte obligues.
Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.












