Hahn: Shqiptarët vuajnë nga një imazh i caktuar

Hahn: Shqiptarët vuajnë nga një imazh i caktuar

Komisionari i Bashkimi Evropian, Johannes Hahn i thotë ‘Die Welt’ se viti 2025 është vetëm synim për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi në BE. Për shqiptarët ai thotë se vuajnë nga imazhi i tyre për avancimin drejt saj. “Viti 2025 është vetëm një datë indikative, jo garanci. Ajo i detyron Shtetet e Ballkanit […]

Komisionari i Bashkimi Evropian, Johannes Hahn i thotë ‘Die Welt’ se viti 2025 është vetëm synim për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi në BE. Për shqiptarët ai thotë se vuajnë nga imazhi i tyre për avancimin drejt saj.

“Viti 2025 është vetëm një datë indikative, jo garanci. Ajo i detyron Shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe BE që të merren seriozisht me një anëtarësim, i cili premtohet prej vitesh”, kështu shprehet në një intervistë dhënë numrit të sotëm të gazetës gjermane ‘Die Welt’, Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn.

Hahn thekson më tej se, megjithatë datën e përmendur “vetëm ai që i plotëson njëqind përqind të gjitha kushtet politike, të shtetit juridik dhe kushtet ekonomike mund të anëtarësohet”. Me perspektivën e konkretizuar të zgjerimit në rajon krijohet një presion për motivim.

I pyetur për trajtimin e konflikteve të pazgjidhura kufitare midis shteteve ballkanike që duan të anëtarësohen në BE, në lidhje me Serbinë dhe Kosovën Johannes Hahn thotë se “Po të dojë të bëhet anëtare Serbia, ky vend duhet të lidhë me Kosovën një normalizim me një formë juridike detyruese. Marrëveshja duhet të jetë e gjerë, përfundimtare dhe detyruese në pikëpamje juridike”.

Në lidhje me momentin e fillimit të negociatave të anëtarësimit për në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Hahn i thotë ‘Die Welt’se “Komisioni Evropian do t’u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë… Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit”.

Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë.

Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”, thotë Hahn.

Por Shqipëria ka bërë “shumë veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar”, përfundon Johannes Hahn./DW/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?