Gjatë 2016, institucionet publike zbatuan 59 rekomandime të Avokatit të Popullit

Gjatë 2016, institucionet publike zbatuan 59 rekomandime të Avokatit të Popullit

  Pjesa dërmuese e mos zbatimit të rekomandimeve deri tani vijnë nga sistemi i gjyqësorit dhe administrata publike. Kështu ka thënë sot Avokati i Populli, Hilmi Jashari, gjatë diskutimit për zbatimin e rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit, nga ana e institucioneve lokale dhe qendrore, për vitin 2016 para anëtareve të  Komisioni për të […]

 

Pjesa dërmuese e mos zbatimit të rekomandimeve deri tani vijnë nga sistemi i gjyqësorit dhe administrata publike.

Kështu ka thënë sot Avokati i Populli, Hilmi Jashari, gjatë diskutimit për zbatimin e rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit, nga ana e institucioneve lokale dhe qendrore, për vitin 2016 para anëtareve të  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Jashari tha se gjatë vitit 2016 ka adresuar gjithsej 173 rekomandime për institucione publike, ku kanë shënuar një rritje prej 203% në krahasim me vitin 2015.

Sipas tij, nga të gjitha këto rekomandime 59 sish ose 34% janë zbatuar, 29 rekomandime apo 17 %  e rekomandimeve kanë mbetur pa u zbatuar edhe 85 rekomandime, apo 49 % e rekomandimeve mbesin në pritje për zbatim.

“Sidoqoftë, ne e kemi adresuar një letër me 16 janar të 2018-të, me të cilën i kemi vu në pah problemet e mos zbatimit të rekomandimeve, nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2016. Në  të cilin vit ne kemi adresuar gjithsej 173 rekomandime për institucione publike, ku kanë shënuar një rritje prej 203 % në krahasim me vitin 2015. Nga të gjitha këto rekomandime 59 rekomandime ose 34% janë zbatuar, 29 rekomandime apo 17 %  e rekomandimeve kanë mbetur pa u zbatuar edhe 85 rekomandime apo 49 % e rekomandimeve mbesin në pritje për zbatim”, tha Jashari.

Avokati i Popullit ka treguar se cilat janë institucionet që nuk i zbatojnë rekomandimet.

“Pjesa dërmuese e mos zbatimit të rekomandimeve deri më tani vijnë nga sistemi gjyqësor dhe nga administrata publike, përkatësisht Qeveria e vendit. Që përfshinë të dyja nivelet edhe  nivelin lokal edhe nivelin qendër. Një pjesë e madhe, sidomos nga niveli lokal vinë për shkak kisha me quajtur mos informimit adekuat lidhur me detyrimet që kanë me rekomandimet e Avokatit të Popullit”, tha Jashari.

Sipas tij, kjo është e drejtë e cila është marrë nga Konventa Evropiane e cila gjithashtu është e zbatueshme në sistemin tonë juridik. Mirëpo, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e gëzon këtë të drejtë, pasi të gjitha rastet e tyre në një afat mestar mbi bazën e vlerësimit që është bërë, zgjat diku mbi  8.5 vite për të përfunduar një procedurë nga gjykatat.

Duda Bale, kryetare e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, është ankuar, se komuniteti që ajo e përfaqëson është i diskriminuar dhe nuk i ka të drejtat e barabarta me komunitetin serb. Madje ajo ka treguar se ka informata që serbet janë punësuar pa nostrifikim.

“Kemi biseduar shumë here për nivelin lokal edhe nivelin qindorë, nuk është veç nostrifikimi i diplomave. Unë kam shumë informata që ata janë pranuar pa konkurs edhe pa nostrifikim. Ne jemi 10 deputetë të tjera edhe komunitete të tjera në Kosovë. Të lutem, nëse ka mundësi edhe Avokati i Popullit, Qeveria edhe Agjencia për Barazi Gjinore, jemi shumë të diskriminuar. Shumë, shumë të diskriminuar nuk janë vetëm serbët këtu komunitet në Kosovë ka shumë komunitet të tjera. Komunitet tjera i plotësojnë edhe kushtet, njohja e gjuhës shqipe. Ju prej Këshillit Gjyqësor keni pas tash një konkurs edhe keni refuzua kandidat pa nostrifikim. Ne kemi informata që shumë serb punojë brenda edhe pa nostrifikim. Këtu është puna shumë keq edhe ne jemi të diskriminuar gjithmonë, çdo ditë”, tha Bale.

Ndërsa, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi, ka thënë se nevojitet të krijohet një Komision ad-hoc në kuadër të Kuvendit që do të merrej me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Sa i përket diskriminimit të komuniteteve të tjera ai tha se këtë çështje e kanë ngritur në vazhdimësi dhe se kjo ndodh mandej sipas tij, ka të punësuar policë në veri që kanë vrarë njerëz dhe janë punësuar

“Derisa ky Kuvend i Kosovës nuk krijon një trup si Komision hetimor që i merr gjitha rekomandimet Avokatit të Popullit edhe mandej në rast mos zbatimi, institucionet që nuk i zbatojnë rekomandimet , nëse rekomandimet janë të paligjshme natyrisht duhet të merret përgjegjësia e Avokatit të Popullit. Mos u habitni që po ju diskriminojnë nëpër institucione. Ne i kemi qindra policë që kanë vrarë shqiptarë në veri edhe janë pranuar në punë pa kurrfarë verifikimi”, tha Kurteshi.

Ai po ashtu tha se ka informata që ka gjyqtarë që janë punësuar edhe pa betim. Këtu ka pasur një edhe një përplasje verbale mes Kurteshaj dhe deputetes së PDK-së, Luljeta Veseli-Gutaj. Kjo e fundit tha se ka ardhur të dëgjojë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe jo politikë.

“Kemi ardhur me fol për rekomandime, nuk kemi ardhur me fol për debate politike edhe me kallëzuar çka mendon grupi jem parlamentar apo ai grup. Në qoftë se dikush është në disfavor politik, atëherë politikat le t’i bëjnë jashtë këtyre tryezave. Nëse vazhdohet me debate të tilla, unë e lëshoj takimin”, tha Gutaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?