Gazetari shpërthen në lot, mesazhi i së bijës i preku zemrën

Gazetari shpërthen në lot, mesazhi i së bijës i preku zemrën

E kemi parë me qindra herë në studio të ndryshme televizive.  Herët në mëngjes apo natën vonë, por këtë herë në kohën e drekës, si të ftuar e pamë ndryshe. Jo thjesht sepse po gatuante në “Kush vjen për drekë”, por sepse u përlot live nga videomesazhi i së bijës. Loris, vajza e Rezear Xhaxhiut […]

E kemi parë me qindra herë në studio të ndryshme televizive. 

Herët në mëngjes apo natën vonë, por këtë herë në kohën e drekës, si të ftuar e pamë ndryshe. Jo thjesht sepse po gatuante në “Kush vjen për drekë”, por sepse u përlot live nga videomesazhi i së bijës.

Loris, vajza e Rezear Xhaxhiut kishte realizuar një videomesazh të gjatë nga Parisi ku studion e jeton prej pesë vitesh. Dhe gazetari nuk mund të mos emocionohej.

Shumë simpatike dhe e artikuluar, Loris, zbuloi që dreka, epiqendra e këtij programi, kishte një rëndësi të veçantë në marrëdhënien e tyre baba-bijë.

Ajo kujtoi që për vite me radhë, dreka ishte koha e tyre e shenjtë. Ndërkohë, na zbuloi edhe një sekret për Xhaxhiun që nuk na habiti. Drekat e tyre ishin të shoqëruara gjithmonë me lajme, që nisnin te TCH, siç tregoi më pas Xhaxhiu, vazhdonin te Klan e përfundonin te Vizion.

E bija nuk e kuptonte maninë e të atit për të dëgjuar lajmet në tri televizione, kur ato ishin kudo njëlloj, por këto janë çështje profesionale që Xhaxhiu e gazetarët i njohin mirë. Megjithatë kishin dhe biseda personale drekat e tyre, që tani Lorisit i mungojnë shumë.

“Ndonjëherë e marr babin në telefon kur jam duke ngrënë drekë për të folur dhe ai më thotë: “Çfarë je duke bërë?”. Po ha drekë, i them unë. “Po mbylle telefonin, ha një herë”, më thotë babi. Po jo, i them, sepse unë dua të kujtoj kohët e vjetra, më duket si dikur kur flisnim ndërsa hanim”, ka treguar Loris…

Ky mesazh i sinqertë e ka emocionuar Xhaxhiun.

Ai pati edhe suportin e së ftuarës tjetër, këngëtares së njohur, Valbona Mema, në këto çaste.

“Çdo ditë në orën 2.30 uleshim të hanim drekë. E kishim orën tonë fikse dhe kur Lori vonohej 10 minuta si gjimnazistet, unë e ndieja shumë”, ka konfirmuar Xhaxhiu ritualin e drekës së tyre…

Sigurisht, pasi e mblodhi pak veten nga emocionet.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya