Gazetari hulumtues sllovak dhe e dashura e tij gjenden të vdekur

Policia në Sllovaki tha se një gazetar hulumtues është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën. Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, tha se Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës. […]

Policia në Sllovaki tha se një gazetar hulumtues është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, tha se Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës.

Gaspar tha se vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

Sllovakia “nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar”, tha Gaspar.

Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk.

Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar një mashtrim të dyshuar me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij biznesore me një zhvillues pronash. Të dy ata kanë mohuar çdo keqbërje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?