Gazetari belg kërcënohet me dëbim nga Serbia, merret në pyetje nga BIA

Gazetari belg kërcënohet me dëbim nga Serbia, merret në pyetje nga BIA

Gazetari belg Philippe Bertinchamps, i cili vepron në Beograd, prej ku raporton për “Le Courrier des Balkans”, “Mediapart”, “Liberation”, “RFI”, “RTBF”, “Le Soir”, “La Tribune de Geneve” dhe tjera media frënge, po kërcënohet me dëbim nga Ministria e Brendshme e Serbisë, me pretekstin se është “pengesë për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”. Ministria e Jashtme […]

Ministria e Jashtme e ka refuzuar kërkesën e Bertinchamps për të marrë lejeqëndrim në Serbi, përkundër se ai është i martuar për një grua me nënshtetësi serbe.

Organizata “Reporterët pa Kufij”, ka shkruar se pretendimet e Serbisë mbi gazetarin belg nuk janë evidentuar dhe nuk kanë bazë, shkruan Periskopi. Ai, deri tani është marrë në pyetje dy herë nga Agjencia për Inteligjencë e Serbisë (BIA) në “intervista të thella”. Për herë të parë, ai është pyetur nga BIA në prill të vitit 2017, menjëherë pas zgjedhjeve të fundit presidenciale, që ai i ka mbuluar si gazetar.

“Duke pasur parasysh situatën shqetësuese të lirisë së medias në Serbi, ku gazetarët e pavarur janë target i dhunës fizike e verbale dhe kampanjave urrejtëse nga mediat pro-qeveritare, ne besojmë se ky rast, si çështje urgjente, duhet të sillet në vëmendjen publikut serb, evropian dhe ndërkombëtar”, shkruan “Reporterët pa Kufij”, raporton Periskopi.

Bertinchamps ka mbuluar Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në dhjetë vitet e fundit, dhe ai gjithnjë ka treguar profesionalizëm në raportimet e tij, thuhet në reagimin e “Reporterëve pa Kufij”.

Gazetari belg është i martuar me një grua serbe, e cila punon si fotografe, me të cilën kanë një vajzë 5-vjeçe. /Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?