Gates: Investimi në kriptovaluta e rrezikshme

Filantropisti dhe ish shefi ekzekutiv i Microsoftit, Bill Gates është i shqetësuar nga mania e kriptovalutave, duke thënë se anonimiteti i ofruar nga teknologjia e re ka “shkaktuar vdekjen në një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë.” Gates argumentoi se “aftësia e qeverisë për të gjetur mënyrat e shpëlarjes së parave, evazionit fiskal dhe fondeve terroriste është […]
Gates argumentoi se “aftësia e qeverisë për të gjetur mënyrat e shpëlarjes së parave, evazionit fiskal dhe fondeve terroriste është një gjë e mirë.”
“Aktualisht, kriptovalutat po përdoren për blerjen e fentanilit dhe drogave tjera kështu që është një teknologji e rrallë që ka shkaktuar vdekjen në një mënyrë të drejtpërdrejtë.”
Për dallim nga paraja e gatshme, e cila gjithashtu është e papërshkrueshme, mund të përdoren kriptovalutat nga distanca, gjë që heq një rrugë tjetër kontrolli, shtoi ai, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Gates sygjeroi se investimi në këtë sektor është një ide e keqe: “Mendoj se vala spekulative rreth ICO-s dhe kriptovaultave është me rrezik të madh”./Periskopi/












