I ftohti siberian në Ballkan ngrin detin

I ftohti siberian në Ballkan ngrin detin

I ftohti siberian, dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë ngrirë edhe detin në gjirin Ivinj në Tisno, Kroaci. Temperatura më e ulët në mëngjes në Kroaci është matur në Zavizhdan, minus 21 gradë Celsius, ndërsa në Gorski Kotar, ka rënë tre metra dëborë, njoftuan mediat kroate. Mjekët i këshillojnë kroatët se si të mbijetojnë në […]

I ftohti siberian, dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë ngrirë edhe detin në gjirin Ivinj në Tisno, Kroaci.

Temperatura më e ulët në mëngjes në Kroaci është matur në Zavizhdan, minus 21 gradë Celsius, ndërsa në Gorski Kotar, ka rënë tre metra dëborë, njoftuan mediat kroate.

Mjekët i këshillojnë kroatët se si të mbijetojnë në këto ditë të ftohta, duke përfshirë edhe atë se cili ushqim është më i mirë të konsumohet.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, nën ndikim të të ftohtit siberian që nga lindja po zgjerohet drejt Gadishullit Ballkanik, i gjithë rajoni është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dëborës, të  cilat kanë rënë madje edhe në pjesë të bregdetit të Adriatikut.

Sipas Entit hidrometeorologjik malazez, më shumë dëborë në Mal të Zi ka rënë në Zhablak ku është formuar mbulesë dëbore nga 97 centimetra, ndërsa dëborë ka në Podgoricë, Cetinjë, Kollshin, Shavnik, Rozhaje, Andrijavica, Bijello Pole dhe Plevla.

Reshje bore ka pasur edhe në portin malazez Tivar.

Drejtoria për gjendje të jashtëzakonshme pranë Ministrisë malazeze të Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë institucioneve që të rrisin shkallën e gatishmërisë para vrullit të valës së të ftohtit.

Pjesa më e madhe e Bosnjes gjithashtu është mbuluar me dëborë, ndërsa në Bjellashnicë lartësia ka arritur në 183 cm.

Në këtë rajon është matur edhe temperatura më e ulët minus 16 gradë Celsius, në Han Pjesak minus 11, në Tuzla minus gjashtë, Banjalukë dhe Sarajevë minus pesë, ndërsa në Mostar një gradë mbi zero.

Dëborë nga dje po bie edhe në gjithë Serbinë, ku gjithashtu janë matur temperatura nën zero.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?