Flet njëri nga deputetët e VV-së që nuk e ka nënshkruar iniciativën për hetimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për të mbledhur nënshkrimet për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar i cili do të hetonte Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk ia kanë përgjigjur të gjithë deputetët e kësaj lëvizje. Mediat kanë raportuar se, ndonëse kanë kaluar 10 ditë, deri më tani janë vënë vetëm 28 nënshkrime […]

Mediat kanë raportuar se, ndonëse kanë kaluar 10 ditë, deri më tani janë vënë vetëm 28 nënshkrime nga 32 deputetë sa numëron kjo parti. Ata të cilët nuk e kanë vënë këtë nënshkrim janë deputetët: Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli, derisa të pamundur për ta dhënë nënshkrimin e ka pasur deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi që deri sot ka qenë në paraburgim.

Njëri nga këta që deri më tani nuk e kanë dhënë firmën e tyre për formimin e këtij Komisioni, Dukagjin Gorani, ka thënë për Telegrafin se beson se nesër do të bëhet pjesë e kolegëve që e kanë kërkuar hetimin e marrëveshjes. “E nënshkruaj nesër, besoj”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 16 shkurt, në ditën kur Hashim Thaçi njoftoi opinionin për një deklaratë të përbashkët me presidentin malazez, Filip Vujanoviq ku thuhet se palët merren vesh për të korrigjuar gabimet e mundshme, Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?