Flasin nga Lista Srpska, tregojnë qëndrimin për Demarkacionin

Flasin nga Lista Srpska, tregojnë qëndrimin për Demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më në fund, do të votojnë për njërën prej çështjeve më të rëndësishme për vendin, Demarkacionin me Malin e Zi. Kryesia e Parlamentit, respektivisht kryetari Kadri Veseli, ka marrë vendim që të dielën në ora 18:00 të mbajë seancë ku edhe pritet ta miratohet Marrëveshja Ndërkufitare. Partitë e koalicionit (PDK,AAK […]

Kryesia e Parlamentit, respektivisht kryetari Kadri Veseli, ka marrë vendim që të dielën në ora 18:00 të mbajë seancë ku edhe pritet ta miratohet Marrëveshja Ndërkufitare.

Partitë e koalicionit (PDK,AAK dhe NISMA) kanë dhënë sinjale pozitive për votimit e kësaj çështje, derisa njëjtë ka paralajmëruar se do të veprojë edhe partia opozitare, LDK. Ndërsa, kundër kësaj marrëveshje është shprehur partia e Albin Kurtit, Lëvizja “Vetëvendosje”.

Mirëpo, qëndrim për këtë çështje ende nuk ka marrë Lista Srpska. Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq, në një prononcim për “Indeksonline”, ka shpjeguar qëndrimin e tyre.

“Kur kjo çështje të vjen brenda partisë tonë ne do ta diskutojmë dhe do ta tregojmë pozicionin tonë. Tani, nuk kemi ndonjë pozicionim për këtë çështje. Kështu që nuk po mundem të them diçka më shumë”, u shpreh ai.

Ndërsa për pyetjen se a do të marrim pjesë në seancën e së dielës, Simiq thotë se do të shohin. “Ne do t’ju njoftojmë për pjesëmarrjen dhe hapin tjetër që do ta marrim”, ka thënë ai.

Ndryshe, për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nevojiten 81 vota nga 120 deputetë që ka Kuvendi i Kosovës. Matematikisht ekzistojnë 78 vota, pa llogaritur votat e Srpska-s. Kurse nëse edhe këta të fundit i thonë “PO”, atëherë aprovimi i saj është punë e kryer.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?