Fisnik Ismaili reagon pas lirimit nga paraburgimi të aktivistëve të Vetëvendosjes

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i është gëzuar vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar nga paraburgimi aktivistët e VV-së të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë sipas burimeve të Kallxo.com, rasti do të kthehet në rigjykim. Ismaili këtë vendim të […]
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i është gëzuar vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar nga paraburgimi aktivistët e VV-së të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë sipas burimeve të Kallxo.com, rasti do të kthehet në rigjykim.
Ismaili këtë vendim të Apelit e quan si një lajm të mrekullueshëm, dhe një pikë shprese në gjithë këtë pikëllim.
“Lajm i mrekullueshëm për aktivistët, në ditëlindjen e dhimbshme të Astritit. Një pikë shprese në tanë këtë pikëllim”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij zyrtar, raporton Periskopi.
Lidhur me vendimit te Apelit kanë reaguar edhe avokati Tomë Gashi, Dardan Molliqaj dhe Albulena Haxhiu./Periskopi./












