Ferri i betejës “Iwo Jima” i Luftës së Dytë Botërore

Pamje të pabesueshme tregojnë marinsat amerikanë që sumlojnë plazhet e Iwo Jimas, të cilët bombardojnë bunkerët përpara se të ngrejnë flamurin kombëtar amerikan për të simbolizuar betejën brutale. Iwo Jima ishte një nga betejat më të egra të Luftës së Dytë Botërore ku 6, 500 sakrifikuan jetën për të marrë ishullin e vogël, 660 kilometra […]
Iwo Jima ishte një nga betejat më të egra të Luftës së Dytë Botërore ku 6, 500 sakrifikuan jetën për të marrë ishullin e vogël, 660 kilometra në jug të kryeqytetit të Japonisë, Tokios.
Pushtimi kishte filluar më 19 shkurt të vitit 1945, dhe tani 73 vite nga kjo betejë, janë publikuar video të rralla që tregojnë luftën e etur për gjak në jetë, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pamjet fillojnë duke treguar një flotë që ulet drejt bregut me trupa që presin me nervozitet në bord.
Më pas marinsat sulmojnë plazhet me zjarr të rëndë dhe shihet një pamje ajrore e avionëve aleatë që lëshojnë bomba në bazat japoneze, pasi tanket manovorjnë brenda.
Përveç, atyre që u vranë, rreth 20, 000 amerikanë u plagosën. Vetëm rreth 200 ushtarë japonezë u kapën, ndërsa të tjerët u vranë në luftime./Periskopi/






















