Ferid Agani e Gani Shabani do të gjykohen veçmas në rastin ‘Stenta’

Ferid Agani e Gani Shabani do të gjykohen veçmas në rastin ‘Stenta’

  Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i përhershëm i kësaj ministrie, Gani Shabani do të gjykohen veçmas në rastin “Stenta”. Vendimin për veçimin e kësaj procedure, e ka marr të hënën, gjykatësja Shadije Gërguri. Agani dhe Shabani akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Veçimi i procedurës për të akuzuarit është bërë për shkak […]

 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i përhershëm i kësaj ministrie, Gani Shabani do të gjykohen veçmas në rastin “Stenta”.

Vendimin për veçimin e kësaj procedure, e ka marr të hënën, gjykatësja Shadije Gërguri.

Agani dhe Shabani akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Veçimi i procedurës për të akuzuarit është bërë për shkak të efikasitet të çështjes, pasi që për shkak të numrit të madh të personave të akuzuar, kjo lëndë po sfidohet të trajtohet në praktikë nga gjykata.

Pas afro nëntë muajsh prej se është mbajtur seanca e fundit, sot rifilluar gjykimi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “Stenta”.

Përpos ish-ministrit Agani dhe ish-sekretarit Gani Shabani, të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe 43 mjekë dhe një infermierë të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore.

Në këtë rast, ndaj të akuzuarve rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me veprat penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi “.

Edhe pse aktakuza në këtë rast është ngritur rreth një vit e gjysmë më parë, rasti “Stenta” vazhdon të jetë ende në fazën fillestare.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe 61 të akuzuar të tjerë ishin deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 19 maj 2017.

Edhe i akuzuari Hajdin Çitaku, i cili kishte munguar në shqyrtimin fillestar të 19 majit, ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e 25 majit 2017.

Të njëjtit kishin kërkuar që aktakuza ndaj tyre të hudhet, mirëpo këtë kërkesë të tyre e kishte refuzuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, pas ankesave të të akuzuarve, rasti ishte kthyer në rivendosje nga ana e Gjykatës së Apelit.

Kjo, për shkak se siç thuhej në aktvendimin e Apelit, gjykata e shkallës së parë kishte bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale kur kishte seancën e shqyrtimit fillestar pa praninë e mbrojtëseve të të akuzuarve, ndërsa, për disa të tjerë ka mbajtur seancën e shqyrtimit fillestar pa vendosur më parë për kërkesat e tyre për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike.

Prokuroria e Shtetit më 15 qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani,  sekretarit të përgjithshëm të MSh, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi “.

Në ndërkohë, prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.

Në ketë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik.  Mirëpo për 56 persona fizik nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.

Mbrojtja e të akuzuarve ka ngritur dilema të shumta rreth ligjshmërisë së kësaj aktakuze, e cila sipas tyre, përveçse përmban prova të papranueshme ajo është ngritur në mënyrë të kundërligjshme nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sipas mbrojtjes, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka kompetenca në ngritjen e aktakuzave siç ka ndodhur në këtë rast./Betimiperdrejtesi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?