ETC-në e kontrollojnë inspektorët pas videos skandaloze ku shihet bartja johigjienike e mishit (Video)

ETC-në e kontrollojnë inspektorët pas videos skandaloze ku shihet bartja johigjienike e mishit (Video)

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka konfirmuar  se ka pranuar videon ku shihet se bëhet transportimi i mishit në kushte johigjienike në një nga dyqanet e mëdha në vendin tonë. Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori” javën që shkoi ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video ku shihet se bëhet transporti […]

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka konfirmuar  se ka pranuar videon ku shihet se bëhet transportimi i mishit në kushte johigjienike në një nga dyqanet e mëdha në vendin tonë.

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori” javën që shkoi ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video ku shihet se bëhet transporti i mishit në mënyrë johigjienike.

Kaçaniku, i kontaktuar nga gazeta Insajderi, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Qendrën Tregtare ETC, pika në Lipjan.

Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës ka bërë të ditur për Insajderin për masat që janë ndërmarrë nga agjencia për hetimin e rastit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë pas publikimit të videos ka urdhëruar inspektorët për kryerje të kontrollit tek operatori i biznesit dhe gjurmueshmërinë e plotë të rastit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, disa nga detajet në video nuk përputhen me pamjen fizike të tanishme të objektit.

“Megjithatë është inspektuar qendra tregtare me theks të veçantë sektori i mishit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, tani objekti ka hyrje të veçantë për furnizim sipas standardit që kërkohet për siguri ushqimore.

“Mjeti transportues gjatë furnizimit mund të ofrohet apo puthitet me portën e furnizimit ku pamundësohet kontakti me ambientin e jashtëm”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, produktet e vendosura në hapësirën shitëse, kanë qenë të pajisura me dokumentacion të nevojshëm dhe njëkohësisht në kushte të mira higjienike.

“Ne si autoritet mbi secilin rast qe lajmërohet nga konsumatoret në çfarëdo forme dalim dhe vërtetojmë dyshimet e paraqitura. Për rastin në fjalë është vërtetuar se nuk ka të bëj me periudhën kohore në të cilën është publikuar në media”, ka thënë Thaçi.

AUV njofton se është marrë deklaratë nga menaxheri i pikës shitëse i cili ka ofruar disa dëshmi të cilat shihen edhe në video.

“Punonjësit shihen me rroba të cilat përdoren në sezon të verës, menaxheri na konfirmoj se njëri nga punonjësit që shihet ne video ka me shumë se një vit qe nuk punon në qendër tregtare. Për të marrë masa mbi një rast gjithmonë duhet të ofrohen dëshmi për kohen kur ka ndodhur. Pamje  të ngjashme të cilat kanë ndodhur ne të kaluarën, ato mund të shfaqen apo përsëriten çoftë tani apo në të ardhmen. Ato nuk përkojnë me realitetin për kohen kur publikohen andaj nuk duhet të shkaktojnë konfuzion për konsumatorët”, ka thënë Lamir Thaçi.

Zyrtarët e ETC-së nga e tyre nuk kanë dashur të deklarohen për rastin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?