Erdogan paralajmëron një verë të nxehtë për kurdët dhe amerikanët

Kjo verë do të jetë shumë e “nxehtë për terroristët dhe mbështetësit e tyre,” tha Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ku u zotua se Manbiji dhe Eufrati lindor do të jenë objektivat e ushtrisë turke, duke i drejtuar një mesazh Shteteve të Bashkuara të cilat trupat e tyre janë stacionuar në regjionin që kontrollohet […]
“Duket se do të jetë një verë shumë e nxehtë për organizatat terroriste dhe mbështetësit e tyre. Ne do të pastrojmë Manbijin fillimisht nga terroristët dhe më pas do të vazhdojmë me operacionet tona në lindje të Eufratit për çlirimin e vëllezërve tanë sirianë,” tha Erdogan gjatë një takimi në kryeqytetin turk, të Ankarasë.
Deklarata e tij erdhi disa javë pasi Turqia dhe SHBA janë pajtuar të ndërtojnë një mekanizëm të përbashkët për zgjidhjen e problemeve pavarësisht dallimeve të tyre prioritare që kanë për Sirinë.
Turqia ka kohë të gjatë që i ka përkeqësuar marrëdhëniet me SHBA-në pasi këta të fundit i kanë furnizuar me armë YPG-në.
Erdogan kritikoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), duke thënë se po operon një “makinë shtrënguese”./Periskopi/












