Erdogan kritikon SHBA-të për përhapjen e “lajmeve të rreme”, Pentagoni qetëson zërat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për “përhapjen e lajmeve të rreme” për viktimat civile gjatë operacionit të vazhdueshëm të ushtrisë turke në Afrin të Sirisë. “Ushtria jonë është duke i kushtuar vëmendje të madhe, në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë civil i vetëm. Kjo është arsyeja përse […]

“Ushtria jonë është duke i kushtuar vëmendje të madhe, në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë civil i vetëm. Kjo është arsyeja përse operacioni ynë ushtarak është i gjatë. Do të kishte përfunduar tashmë nëse nuk do të përpiqemi të dallojmë civilët nga terroristët,” tha ai.

Këtë deklaratë e dha pasi zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Galloway më 21 shkurt tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth ndikimit të operacionit turk të koduar “Dega e Ullirit” mbi popullatën civile në Afrin, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Galloway tha se autoritetet e SHBA-së do të “bëjnë më të mirën në kontaktet e tyre me homologët turq për të zvogëluar tensionet dhe dëmtimin e civilëve.”

Fjalimi i Erdoganit erdhi gjithashtu një javë pasi Turqia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të krijonin një “mekanizëm të përbashkët” që synonte të zgjidhë problemet që dalin nga përparësitë e ndryshme në Siri.

Turqia ka kritikuar gjatë SHBA-të për partneritet me Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd të Sirisë (YPG), duke i bërë thirrje Uashingtonit të marrë përsëri të gjitha armët e dorëzuara tek kurdët./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?