Erdogan: Afrini së shpejti do të rrethohet si pjesë e operacionit të ri ushtarak

Ushtria së shpejti do të rrethojë qytetin e Afrinit në veri të Sirisë në një fazë të re të operacinit ushtarak “Dega e Ullirit”, tha Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pasi spekuloi se forcat e regjimit sirian do ta merrnin qytetin nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) si rezultat i një marrëveshjeje midis dy […]
“Përgaditjet në fushë kërkojnë pak kohë. Ditëve në vijim, ne do të rrethojmë qytetin e Afrinit. Është shumë e rëndësishme se kudo që shkojmë duhet të jetë e sigurt,” tha Erdogan.
Deklarata e Erdoganit vjen si pjesë e operacionit që synon të spastrojë militantët e YPG-së në ditën e 32-të të konfliktit, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Operacioni i Turqisë po përparon ngadalë për shkak të ndjeshmërisë së ushtrisë në lidhje me shmangien e viktimave civile, tha ai.
“Duke iu falëndëruar rrethimit, YPG nuk ka vend për të bërë pazarllëqe me regjimin sirian,” shtoi ai, duke iu referuar raporteve të fundit se YPG mund të tërhiqet nga Afrini për në Damask./Periskopi/












