Vdesin tri femra në një aksident në Istog

Policia raporton se mbrëmë në orën 23:00 në fshatin Baicë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale […]
Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë.
Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve.












