​Policët festojnë me armë bashkë me të dyshuar për vepra kriminale (Video)

​Policët festojnë me armë bashkë me të dyshuar për vepra kriminale (Video)

Krerë të policisë dhe serbë të dyshuar për vepra kriminale kanë marrë pjesë para pak ditësh në një aheng në restoranin ‘Dva Lava’ në Zubin Potok, ndërsa në videon që posedon KosovaPress-i shihen armë dhe sasi e konsiderueshme e parave. Në këtë video, shihet personi me emrin Ilija Radovanoviç i njohur me nofkën ‘Ixho’, i […]

Në këtë video, shihet personi me emrin Ilija Radovanoviç i njohur me nofkën ‘Ixho’, i cili ka armë në brez dhe është duke numëruar para.

“Të përqafon vëllai. Ja po numërojmë para, nuk punojmë asgjë, jetojmë në mënyrë solide, si fukarenj por ndershëm, po mbledhim bitcoin dhe ç’të bëjmë tjetër, ne nuk dimë të jetojmë ndryshe”, thotë mes tjerash ai në këtë video.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Ilija Radovanoviq- ‘Ixho’, është njëri nga pronarët e restoranit ‘Dva Lava’ në Zubin Potok, dhe i njohur për aktivitetin e tij kriminal.

Sipas këtyre burimeve, ai mban lidhje të forta me krerët e Policisë së Kosovës në veri, dhe është pothuajse personi i vetëm i besueshëm nga rajoni i Kollashinit për ndarjen e fitimit me ta.

Në foton tjetër të cilën e posedon KosovaPress-i, shihet personi i njëjtë, në të njëjtin ambient, duke shtrënguar duart me komandantin e NJRSH-së të policisë në veri, Uglesha Jarediq, ndërsa në fotot tjera, përveç këtyre dy personave, shihen edhe persona tjerë, disa prej të cilëve janë të njohur po ashtu për veprimtarinë e tyre kriminale. ( psh. Danijel Gjukiç – Daki, i përfshirë në trafik droge dhe që ka vuajtur kohë të gjatë në burgjet e Serbisë, si dhe njeri i besueshëm i Millan Radojiçiçit, emër i shumëpërfolur në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit).

“Në ‘Dva Lava’ kryhen punët më të pista të mundshme, ku shpeshherë janë të përfshirë edhe policë, ndërsa kohë të gjatë aty janë paralajmëruar pjesëtarët e policisë dhe të stafit ndërkombëtarë në Kosovë që të mos hynë, pikërisht për shkak të rrezikut që paraqet ky vend dhe punëve të pista që zhvillohen aty”, kanë thënë burimet.

KosovaPress- i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me këtë ngjarje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?